Fatmir Xhafaj, në humor të mirë pas shkarkimit

Nov 10, 2018 | 22:24
SHPËRNDAJE

Këtë të martë që lamë pas, Kuvendi u mblodh për të bërë shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili dha dorëheqjen me dëshirën e tij.

Këto ditë media ka zier mbi disa teori konspirative, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën se si u largua Xhafaj, iku vetë apo e larguan? Për këtë arsye, gazetarët janë munduar të kapin edhe detaje në sjelljen e Xhafës për të kuptuar më shumë sesa disa deklarata mediatike të ngurta.

Por Xhafaj është shfaqur gjithandej shumë i qetë, madje edhe i qeshur dhe në humor të mirë. Edhe ditën e shkarkimit qeshte, bënte batuta me një gazetare, e cila këmbëngulte për t’i marrë një prononcim për të mësuar diçka më shumë.

U largua si ministër, edhe pse i saposhkarkuar, pasi iu shërbye nga shoqëruesit e tij, njësoj sikur të ishte në detyrë. Me shumë gjasa për herë të fundit, sepse tani do të jetë një deputet i thjeshtë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura