Fatmir Xhafaj flet për foton me Enverin: Kam qenë i ri, student i mirë…

Feb 16, 2018 | 12:40
SHPËRNDAJE

Ia kujtojne shpesh foton e bere ne kohen qe ishte i ri, ne krah te ish-diktatorit Enver Hoxha. Mbreme, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’, ka dhene edhe nje pergjigje per kete foto.

xhafa enveri

Gjatë intervistës drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, i ka nxjerrë në ekranin e madh të studios një foto ku Xhafaj shfaqet në krah të diktatorit Enver Hoxha.

I pyetur nga gazetari se a e kujtonte këtë foto dhe kur ishte shkrepur, Xhafaj ka dhene  kete pergjigje:

E kujtoni këtë foto? Në çfarë rrethanash është shkrepur?

E kujtoj. Mirë dukem aty Fevzi kam qene i ri.

Kam qenë student në Fakultetin e Drejtësisë, në vitin e dytë. Ishte një buqetë me lule që dërgohej nga studentët e Kosovës. Meqë ardhja e tyre atë vit nuk u bë e mundur na e dhanë mua dhe zonjës t’ja jepnim.

Përse ju zgjodhën ju zoti Xhafaj?

Isha student, besoj që kam qenë student i mirë. Nuk ka arsye tjetër unë nuk vija nga nomenklatura e lartë.

Ju njoftuan që do t’i çonit ju buqetën me lule?

Po, një natë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura