Fatmir Xhafaj fiton “bastin” në Tiranë/ Ish-ministri i Brendshëm thyen herësin dhe siguron mandatin e deputetit

Apr 29, 2021 | 12:13
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ia ka dalë të thyejë herësin e PS në Tiranë, duke fituar mandatin e deputetit në kryeqytet. 

xha

Ndërkohë që janë numëruar 920 qendra votimi nga 1243 në total, Xhafaj ka arritur të marrë 12820 vota, të mjaftueshme për të qenë në Kuvendin e ri.

Fatmir Xhafaj ishte i 23-ti në listën e socialistëve në Tiranë, ku PS mori 18 mandate.

Gjatë fushatës zgjedhore Xhafaj kishte deklaruar se shanset që ai të ishte deputet ishin 100 për qind. Sipas rezultateve të deritanishme dy kandidatët e PS që humbasin mandatin e deputetit janë Ervin Bushati me 1843 vota dhe Fidel Ylli me 1299 vota.

Pak orë më parë kandidati i rrezikuar ishte Eduard Shalsi, por ky i fundit ka rekuperuar në renditje duke grumbulluar tani 2431.

****

(10:25) Xhafaj dhe Rakipi drejt thyerjes së herësit në Tiranë/ Ja dy deputetët e PS që rrezikojnë të humbin mandatin edhe pse ishin në zonën e sigurt

Vazhdon numërimi i votave të kandidatëve në Tiranë, ku më të avantazhuarit për të thyer herësin dhe për të marrë një mandat deputeti janë Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili në këto zgjedhje ndodhej i 23-ti në listë ka siguruar deri më tani 1236 vota. Ai është fare pranë thyerjes së herësit të PS që në Tiranë është 12602.

Duke marrë parasysh që deri më tani janë numëruar 889 nga 1243 kuti votimi në total, Fatmir Xhafaj i ka të gjitha mundësitë për të siguruar një mandat deputeti.

Nuk është larg thyerjes së herësit as Ornaldo Rakipi, që në këto zgjedhje ishte i 30-ti në listën e socialistëve. Ai ka siguruar deri më tani 11502 vota, por duket në rrugë të mbarë për ta marrë mandatin.

Dy të rrezikuarit për ta humbur mandatin e deputetit në Tiranë janë Eduard Shalsi dhe Fidel Ylli që janë më pak të votuarit në kampin socialist. I renditur i 15-ti në Tiranë Ylli ka marrë deri më tani 1029 vota ndërsa Shalsi 1631 vota.

Duket gati e pamundur që Pandeli Majko të sigurojë një mandat deputeti pasi nr.19 në listën e socialistëve ka siguruar vetëm 4360 vota.

Xhafaj rakipi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura