Fatmir Xhafa tregon anën e panjohur, përqafon Ulsi Manjën dhe shihet i prekur përballë Ismet Drishtit

Apr 15, 2018 | 17:36
SHPËRNDAJE

E enjtja që lamë pas, ka qenë ditë lufte në Parlament. Deputetët e opozitës i kishin përgatitur një surprizë atyre të maxhorancës. Ata gjuajtën me miell dhe vezë drejt Kryeministrit dhe ministrave dhe seanca u mbyll shumë shpejt.

Por në oborrin e Parlamentit, ky lloj tensioni as nuk kuptohej fare, të paktën te deputetët dhe ministrat e maxhorancës. Mesa duket, këto rrëmuja tashmë janë kthyer në normalitet dhe ata nuk e prishin më gjakun.

Madje, kemi arritur të kapim ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa, në dy momente shumë interesante. Ai që drejton një ministri të rëndësishme dhe është përgjegjës për rendin dhe sigurinë në vend, këtë të enjte na tregoi anën e tij sentimentale.

Ishte gati-gati si atë natë në studion e Eni Vasilit, e cila kur e pyeti për mbesën, pothuajse e bëri të përlotet. Por Xhafaj duket se është bërë sentimental në përgjithësi. Ai shihet duke përqafuar Ulsi Manjën dhe duke dëgjuar me përkushtim historinë dramatike të dhunimit fizik të Ismet Drishtit.

PANORAMA PLUS

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/fatmir-xhafa-tregon-anen-e-panjohur-perqafon-ulsi-manjen-dhe-shihet-i-prekur-perballe-ismet-drishtit/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura