Fatmir Limaj: Flitet shumë, por s’dihet akoma oferta e Serbisë

Sep 24, 2018 | 23:29
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka theksuar se delegacioni kosovar nuk ka pranuar ende një dokument zyrtar nga Serbia në këmbim të njohjes së Kosovës shtet të pavarur.

Në Zona B, ai ka potencuar se zyrtarët shtetërorë të Kosovës po shfaqin nguti kur po flasin për shkëputje territori derisa një ofertë e tillë nuk është prezantuar nga Beogradi zyrtar, njofton Klan Kosova.

”Të gjithë e dijnë se çka don Kosova. Finalja është njohja dhe anëtarësimi në OKB”.

Limajj

”Ajo çka ne nuk e dijmë është oferta e Serbisë, (a ka parë dikush ndonjë dokument zyrtar në Bruksel që Serbia ka dhënë një propozim të saj në tavolinë për çështjen e Kosovës?)”.

”Kosova nuk ka asnjë propozim zyrtar se çka mendon ajo, ne kemi dëgjuar opinione por Kosova zyrtarisht ende nuk e ka një dokuemnt ku flitet se me cfarë çmimi e pranon njohjen e Kosovës”.

”Nëse nesër në Bruksel me vullnetin më të mirë me një besim dhe qesim propozimin tonë, atëherë edhe Serbia duhet ta jap ofertën e saj”.

”Kur kemi një propozim të ndarjes, e marrim atë propozim zyrtar, vijmë në Prishtinë, e negociojmë a vlen të vazhdojmë apo jo”.

”Le ta nxjerr një dokument Serbia në tavolinë se me çfarë çmimi do e njoh Kosovën atëherë e vlerësojmë”.

”Janë të ngutshme deklaratat e zyrtarëve të shtetit. Principet e fillimit të dialogut janë më të rëndësishme se sa përfundimi i tij”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura