Fatjoni me rusen seksi, reagon Xhensila “Është ish e dashura e tij, tani askush s’na ndan”

Jul 29, 2015 | 11:15
SHPËRNDAJE

Xhensilafatjoni

Një fotografi e Fatjonit, banorit të “Big Brother 8”, me një vajzë, bëri bujë të madhe duke u cilësuar edhe si tradhti ndaj të dashurës së tij, Xhensila Pere, me të cilën u lidh gjatë qëndrimit brenda shtëpisë.

Ka qenë kjo e fundit që ka reaguar ndaj këtyre thashethemeve duke mohuar ndarjen dhe tradhtinë e Fatjonit.

“Që nga momenti që kam dalë nga ‘Big Brother’ kam vënë re se një pjesë e audiencës nuk kanë besuar në lidhjen tone dhe çdo ditë kanë shkruar diçka të pavërtetë në lidhje me ne, duke aluduar gjithmonë në ndarjen tonë. Por në të vërtetë është e kundërta. Ajo çka lindi brenda atyre mureve, çdo ditë po forcohet”, ka thënë bukuroshja duke sqaruar edhe fotografinë e të dashurit të saj që qarkulloi këto ditë.

 

xhens1

“Sa i përket fotos, unë e kam parë disa kohë më parë, sepse ajo është një foto e vjetër e bërë nga Fatjoni me ish-in e tij. Kështu që thjeshtë kam qeshur kur e kam parë që po bën xhiro nëpër media. Ajo i përket të kaluarës dhe nuk ndikon aspak në të tashmen dhe të ardhmen tonë. Ne vazhdojmë të jemi bashkë dhe këto janë vetëm disa sfida të vogla, të krijuara nga persona që kërkojnë ndarjen tonë”, ka shtuar ajo.

Xhensila aktualisht ndodhet në Turqi, ku po përfaqëson Shqipërinë në  “Miss Exlusive Of the World”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura