Fatjoni çmendet nga xhelozia për Xhensilën, tenton ta puthë dhe ta fusë në shtrat

Apr 17, 2015 | 14:18
SHPËRNDAJE

Fatjoni dhe Xhensila janë ndër të vetmit banorë që vazhdojnë të rrinë zgjuar. Xhensila ka qenë shumë e mërzitur me Fatjonin. Fatjoni ka diskutuar me Kristin, pasi ky i fundit ka treguar interes për Xhensilën. Fatjoni ka ndjerë xhelozi kundrejt Kristit dhe ai i thotë Xhensilës se reagimi i tij mund të ketë ardhur nga kofidencat që kjo i ka dhënë.

Xhensila është e bindur që Fatjoni e ka keqkuptuar situatën dhe i thotë se ndihet e përdorur nga ai në këtë situatë. “Ti i the se Xhensila ka rënë në dashuri me ty Fatjoni” i thotë ajo. Fatjoni vazhdon t’i shpjegojë se e vetmja gjë ku Kristi mund të kapet me të, është pikërisht raporti i tij me Xhensilën dhe këtë gjë ai nuk e toleron dot.

Fatjoni, pasi u sqarua me Xhensilën, i kërkon se kur do t’ia japë bastin. Xhensila e ka shprehur që nuk është më indiferente ndaj tij.

Ai kërkon që ta kalojnë natën bashkë, por ajo nuk pranon. Fatjoni duket i vendosur se xhelozisë së tij, do t’i japë një fund të lumtur. Ai kërkon që ajo të flejë me të dhe për më tepër i kërkon puthjen e bastit.

Fatjoni tenton që ta puthë, por ajo nuk e lejon. Xhensila i thotë se do shkojë të flejë në shtratin e saj dhe i uron natën e mirë. Fatjonit i mbetet të respektojë dëshirën e saj. Xhensila nis të largohet, por kthehet dhe hidhet si një fëmijë në krahët e tij. Ata kalojë pak kohë mes përqafimesh, ledhatimesh dhe puthjesh. Ai i uron natën e mirë dhe i thotë se kjo është nata e fundit që flenë të ndarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura