Fatjoni: Bashkëjetesa me Xhensilën dhe planet e biznesit

Jun 29, 2015 | 11:45
SHPËRNDAJE

Emri i dytë që i kanë vendosur njëri-tjetrit është “dashuri”, pasi janë të sigurt që kanë gjetur idealin e tyre. Këtë herë flet për lidhjen më të përfolur të “Big Brother 8” Fatjon Hysenbelliu. Bashkëjetesa që sapo ka nisur me Xhensilën, çfarë e tërheq tek ajo, plani për t’u prezantuar me familjet dhe biznesi i përbashkët që po mendojnë të hapin.  

Shumë po pyesin a po e mban fjalën Fatjoni, pra që të shkojë t’i kërkojë dorën Xhesit pranë familjes së saj? Kur ke plan ta hedhësh këtë hap?
Është një hap i rëndësishëm për të avancuar raportin tonë të dashurisë. Preferoj ta marr me qetësi dhe po shijoj dashurinë e Xhensilës.
Është Xhesi që po njeh në realitet ajo vajza e brenda katër mureve?
Mund të them se është tjetër Xhensilë, më e dashur dhe më e përkushtuar në raport me mua.
Ju flini bashkë çdo natë, pra keni nisur të bashkëjetoni?
Po, kemi filluar bashkëjetesën.
Në lojën e “Big Brother” u etiketove ai i forti që i ngacmoje dhe i mërzisje të gjithë. Këtë tip luftarak ke dhe në jetë?
Për gjërat që unë dua, luftoj gjithmonë. Ky tip kam qenë dhe do të jem  gjithë jetën time. Atë që dua, kërkoj ta fitoj me çdo çmim.
Por edhe pse ishe lojtar i fortë, nuk e fitove dot “Big Brother”. Në jetë ke fituar me natyrën që ke?
Kam gjithçka që dua dhe dua gjithçka që kam.

E konsideron veten mashkull tipik shqiptar? Cilat janë të mirat dhe të metat e karakterit tënd?
Mendoj se ky përkufizim është ideali për atë që shfaqa në “Big Brother”. Normat dhe vlerat shoqërore që unë kam si natyrë, janë një ndër të mirat e karakterit tim. Te të metat mund të shtoj impulsivitetin, që neve si shqiptarë na karakterizon.
Pas daljes nga shtëpia deklarove në ekran: “Xhensilën e dua”. E ke provuar me parë këtë ndjenjë e çfarë është dashuria për një djalë si ti?
Me sa e njoh veten, nuk e kam jetuar ndonjëherë si ndjenjë. Kjo që po jetoj me Xhensilën është diçka ndryshe. Dashuria për mua është ta duash gjithmonë pranë vetes personin që dashuron.
Je aq mendjehapur sa të martohesh me Xhensilën një ditë, vajzën që e njohe në një reality show?
Pse jo, kur gjithçka nisi nga një format ku dashurohemi me personin dhe jo me materialet…
Çfarë të tërheq tek ajo? Xhensila është vajza e fortë apo e brishtë në krahun tënd?
Mmmmm. Janë shumë arsyet pse më tërheq Xhensila. Po cilësoj sytë dhe humorin, që s’i shteron asnjëherë. Kombinimi i të fortës dhe të brishtës e bëjnë atë femrën që unë dua.
Si u ndjeve kur mësove se është e pasur? Një vajzë me para të intrigon apo të tremb?
Më shumë më intrigon, sesa më tremb.
Edhe ti ke deklaruar se merresh me biznes. Keni bërë plane biznesi bashkë dhe a mund të jeni ortakë një ditë?
E kemi diskutuar dhe kemi dy projekte, ndër to është edhe një linjë veshjesh.
Pas daljes nga loja jeni grindur ndonjëherë, pasi brenda ndodhte shpesh?
Si çdo raport që ka zënkat e tij, edhe ne shpesh grindemi për korrektsinë në takime. Gjithmonë unë shkoj gjysmë ore me vonesë në takim.
Që të mos nevrikoset Fatjoni siç ndodhte në lojë, ku duhet të ketë kujdes Xhensila që të mos të të humbë?
Të tregohet e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë. Janë dy arsye që më bëjnë ta dashuroj më shumë një femër.
Ti i bën vajzat të lumtura apo më shumë i mërzit?
Të lumtura është shumë pak. Mendoj se dhe vetë dashuria dashurohet me mua. Mënyra është e thjeshtë, u fal vëmendje dhe dashuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura