Fatjon Hysenbelliu: Lidhja e re me modelen seksi, po shijojmë pasionin

Feb 7, 2016 | 12:37
SHPËRNDAJE

Si biznesmen i ri që është, Fatjon Hysenbelliu ka gjithmonë një strategji për të qenë gjithmonë ambicioz edhe për femrën që duhet të ketë në krah. Kështu, pasi i dha fund lidhjes disamujore me moshataren e tij Xhensila Pere, me të cilën u njoh në “Big Brother”, Fatjon Hysenbelliu ka nisur tjetër histori pasioni me një modele, që ka po ashtu moshën e tij. 26- vjeçari nga Skrapari tregon se çfarë e tërheq tek e dashura e re dhe pse nuk i pëlqejnë lidhjet paralele…

fatjoni1

Cili është tani angazhimi yt më i madh pas “Big Brother”?

Në përgjithësi punoj për biznesin tim.

Flitet se ke nisur një histori të bukur dashurie me një modele shkodrane. Ç’mund të thuash për këtë histori?

Është vërtet raport i bukur dhe po shijojmë pasionin. Asgjë serioze për momentin.

Keni diferencë moshe dhe ku jeni njohur?

Jemi moshatarë dhe u njohëm në një event ku ishim ftuar të dy.

Është lidhja juaj e fortë?

E fortë… Ka nisur si diçka e bukur, e raporti forcohet rrugës sa më shumë njohim njëri-tjetrin.

Çfarë të tërheq më shumë në fizikun e asaj vajze?

Trupi dhe vithet.

fatjoni2

Kjo histori nisi direkt pas ndarjes nga Xhensila Pere. Je tipi që nuk rri dot pa një femër në krah?

E dua praninë e një femre në krahët e mi. Për mua një mashkull pa femër, është si plaku pa bastun. (qesh)

Për Xhensila Peren u shprehe se përshtateshit shumë në shtrat. Po e dashura e re, cilën ka pikën e saj më të fortë?

E thashë edhe më sipër që trupi e vithet më tërhoqën vërtet vëmendjen.

Edhe ish-e dashura jote Xhensila, ka nisur lidhje të re. U mërzite kur e mësove këtë fakt?

Jo. Për më tepër e urova për jetëgjatësi në lidhjen e saj të re.

Pas ndarjes e konsideriuat njëri-tjetrin miq. Vazhdoni ende të keni relata të mira?

Vazhdojmë të kemi raport miqësor dhe e respektojmë njëri-tjetrin.

Në lojën e “Big Brother” deklarove se je aq tip i vështirë në marrëdhënie me njerëzit, sa i teston në limitet e tyre. Përballesh me rezistencën e të dashurës aktuale në sjellje?

Jemi të dy provokatorë dhe për momentin nuk po bëjmë rezistencë nervash, por rezistencë trupash.

Je tip dominant në këtë raport, apo të pëlqen të të drejtojë femra?

Si mashkull preferoj të jem dominant, dhe për mendimin tim s’i ka hije një mashkulli të ketë femrën dominante në krah.

Cili është epiteti që të kanë vendosur partneret dhe s’të ka pëlqyer?

Nuk më ndodh të marr epitete në raporte.

Po tip tradhtari je?

Jo, nuk preferoj të tradhtoj njeri. Parapëlqej për aq sa jam me dikë, ta jetoj në maksimum raportin. E nëse nuk shkon, më mirë i jap duart sesa të bëj dopio lojë.

Shpesh e thua se je i lindur për biznes. Të shohin vajzat si biznesmem dhe të detyron ky fakt të paguash ti gjithmonë kur del me të dashurën?

Po unë paguaj. Po do të jetë më mirë të tentojnë ndonjëherë dhe femrat, më shumë për sedër, se s’i lë njeri të paguajnë, gjithsesi.

Je penduar që hyre në lojën e “Big Brother”? Për çfarë çmimi do e kishe riprovuar një lojë të tillë?

Jo s‘jam penduar, pasi për mua ishte supereksperiencë. Unë arrita atë që doja te vetja, ndërsa çmimet i japin të tjerë njerëz. Por edhe për 10 lekë do të hyja, pasi mua më pëlqen të më sfidojnë dhe të sfidoj. Nuk hyra për para, por për ego dhe për të testuar veten. Gjithsesi për tre muaj ishe një njeri i ekspozuar në gjithçka.

Çfarë mbeti pa u zbuluar nga ajo lojë?

Më mirë po vazhdoj ta lë sekret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura