Fati i Kupës së Italisë, Koronavirusi mund ta shndërrojë në një turne veror

Mar 6, 2020 | 15:50
SHPËRNDAJE

Pasi futbolli italian po mundohet të zgjidhë çështjen e ndeshjeve të prapambetura, për shkak të shtyrjes prej “Koronavirus”, në horizont për drejtuesit shfaqet një tjetër problem. Përveç kampionatit, ndeshje të spostuara janë regjistruar edhe në Kupën e Italisë. Sfidat e kthimit të vlefshme për gjysmëfinalet e kompeticionit janë ende pa një datë dhe ende nuk dihet kur do të zhvillohen përkatësisht Juventus-Milan dhe Napoli-Inter. 

Lacio Superkupa e Italise

Deri në këto momente, ka dy zgjidhje siç janë po dy data e lira. Finalja duhej luajtur me 13 maj, por tashmë ajo është spostuar me një javë, pra do të zhvillohet më 20 maj dhe në një stadium që nuk mund të jetë më “Olimpico” i Romës, i cili do t’i dorëzohet UEFA-s për punimet në kuadër të kampionatit euripian. Në këto kushte nuk ka ende një datë për gjysmëfinalet e kthimit ndaj ato mund të zhvillohen më 20 maj teksa finalja e Kupës mund të diskutohet në gusht nga dy finalistet. Kjo zgjidhje duket më logjikja dhe më e thjeshta, por gjithçka do të varet nga Inter-Sampdoria.

Nëse zikaltrit eliminohen në Europë, do të liroheshin data në kalendarin e tyre që do të ziheshin pikërisht nga sfida e kampionatit. Nëse ekipi i Kontes i shkon deri në fund Ligës së Europës, sfida me Sampin do të luhej pikërisht më 13 ose 20 maj, çka do të detyronte spostimin e duelit në Kupë.

coppaitalia.juventuslazio.2015.olimpico.356x237

 FYRMËZIM SPANJOLL – Me Europianin në “valle” do të ishte e vështirë tejkalimi i datës 20 maj për ndeshje kampionati dhe kupe, ndaj në këtë kuadër, në Itali hamendësojnë edhe një fazë finale të Kupës së Italisë sipas modelit spanjoll. Kujtojmë se katër gjysmëfinalistet iberike zhvilluan një mini-turne, në fund të të cilit u përcaktua edhe fituesi.

Ky mini-turne do të duhej të zhvillohej rreth mesit të sezonit të ardhshëm, teksa një tjetër mundësi është ajo e zhvillimit të tij gjatë verës, çka do të komplikonte edhe më tej çështjen e fazës përgatitore së ekipeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura