Fati i Greqisë, Merkel takohet me Hollande: Cipras të paraqesë urgjentisht propozimet

Jul 6, 2015 | 19:50
SHPËRNDAJE

Një ditë pas referendumit në Greqi, Kancelarja gjermane Angela Merkel udhëtoi drejt Francës ku zhvilloi një takim me presidentin Holande. Në një konferencë të përbashkët për mediat, Merkel tha se kryeministri grek duhet të paraqesë urgjentisht propozimet e reja dhe qëndrimi ndaj Greqisë do të mbahet nesër në Samit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande (foto marre nga “The Guardian”)

“Për negociata të reja për një program specifik nuk janë ende aty dhe prandaj ne po presim për propozime specifike që do ta ja dorëzohen nga kryeministi greke. Është urgjente për të pasur këto propozime. Ajo që duhet ta na udhëheqë është parimi europian, i solidaritetit, ashtu siç kemi treguar për Greqinë. Sëbashku duhet të shikojnë reagimin e 18 vendeve të tjera, kjo është demokraci. Duhet të tregojnë përgjegjësi dhe solidaritet”,-deklaroi Merkel.

 

Kancelarja gjermane tha se e respektonte vendimin e popullit grek për t’i thënë “Jo” masave shtrënguese të kreditorëve, ndërsa shtoi se dera është e hapur për diskutime.

Nga ana e tij, presidenti francez Hollande foli për solidaritetin që duhet të udhëheqë vendet e unionit në rastin e Greqisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura