Fati i Gjykatës së Lartë vendoset brenda korrikut, përpara KPK-së gjyqtarët e fundit

Jul 25, 2018 | 23:22
SHPËRNDAJE

Vettingu ka hyrë në një fazë të ethshme, pasi nga shkarkimet e gjyqtarëve kanë dalë jashtë funksionit Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese.

KPK ka publikuar sot dhe seancat që do të mbahen në ditët në vijim, ku shihet se me gjykatën e Gjykatës së Lartë llogaritë do të mbyllen brenda këtij muaji.

kpk

Në njoftimet e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thuhet se dy seancat e tjera ndaj gjyqtarëve Shkëlzen Selimi e Artan Broci, do të jenë brenda këtij muaji.

Procesi dëgjimor ndaj tyre do të mbahet të premten, ndërsa në datën 30 korrik do të jetë seanca e anëtarit tjetër të Gjykatës së Lartë, Medi Bici. Shkëlzen Selimi do të ketë seancën e tij dëgjimore në orën 11:00.

Seanca dëgjimore e Artan Brocit do të zhvillohet në orën 13:00.

Nga Gjykata e Lartë janë konfirmuar në detyrë Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani dhe Edmond Islamaj. Ndërkohë që janë shkarkuar nga detyra Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura