“Fati i errët i Berishës, nga 21 janari në 21 korrik. Shpresa e fundit Meta”

Jun 28, 2016 | 17:46
SHPËRNDAJE

Parlamenti i Shqipërisë pritet që brenda datës 21 korrik të miratojë draftin e reformës në drejtësi.

Spartak Ngjela
Spartak Ngjela

Për Spartak Ngjelën me miratimin e kësaj reforme, ish-kryeministri Sali Berisha do të dënohet për ngjarjen e 21 janarit.

Sipas Ngjelës tashmë të korruptuarit e PD-së kanë varur të gjithë shpresat te Ilir Meta, tek i cili shpresojnë se nuk do ta votojë këtë reformë.

Statusi i Spartak Ngjeles:

Nga 21 janari në 21 korrik…
Numur i keq për Saliun ky numri 21. Nuk i mjaftoi 21 janari. ..kur, befas, i doli përpara dhe 21 korriku. Kjo është data e fundit. Ndërkombtarisht pritet votimi i Reformes, paçka që Saliu nuk i do ndërkombëtarët. Datën po e pëmendin shpesh amerikanët. Por, do jete 21 korriku i këtij viti që do të ndëshkojë 21 janarin e vitit 2011. Lidhje e madhe historike për moralitetin dhe drejtësinë shqiptare. Ky paska qenë fati i errët i Sali Berishës: nga 21 janari në 21 korrik.

I ka filluar frika.

Tabori i tij thotë nëpër tryeza, “do na shpëtojë Meta; se nuk e voton Reformën “. Por janë naive: votat e Metës nuk e bëjnë numrin 94 që duhet për Reformën në Parlament. Atëherë, pse e paskan shpresën te Meta, dhe jo të deputetët e Partisë Demokratike? Pse, këta deputetët e Metës qenkan “kreshnikët antiamerikane”, kurse ata të Partisë Demokratike, jo?

Hajde mendje hajde! Ajo forcë që ia shkeput Saliut deputetët është forcë që nuk pyet as për deputetët e Metës. Kjo gjendje me shkelje korruptive dhe krime me pushtetin, është elementi kryesor në vendosjen e një diktaturë që shtyp demokracinë. Por kjo tani është e pamundur që të ndodhë.

Nuk ka mundësi politike Sali. Prite me qetësi 21-shin e dytë, dhe përgatitu për llogarinë e 21 – shit të parë.

Ju kujtohet kur Saliu u thosh në Parlament socilastëve: “jua bëj si në 21 janar” . E ç’duhen prova të tjera. Por dhe serveri i kryeministrisë është pastruar. Atje do shihni gjëra të paimagjinueshme. Kur të shfaqet, të gjithëve do na trazohet nga e pështira e sjelljes së kryeministrit shqiptar, por do ta durojmë.

Armiqësia me kohën, është fundi i çdo politikani. Pikërisht, kjo kohe nuk mund të jetë koha e Sali Berishës, sepse nuk e pranon atë. Ka shume qytetërim, humanizëm, dhe vlerë individuale historia aktuale e qytetërimit modern, prandaj s’mund të jetë e Saliut, sepse, pikërisht për këtë, kjo kohë nuk e pranon atë. Por edhe Shqipëria ka shpëtuar përfundimisht prej tij…edhe shqiptarët… Ishte një e keqe që shqiptarët edhe mund të mos e kishin kaluar. Por gjithsesi e përballuan.

21 korriku do të jetë dita e çlirimit paqësor të shqiptarëve… shqiptarët janë të përkrahurit e medhenj të kësaj kohe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura