“Fashizëm i pastër!”- Shaip Kamberi reagon pas paralajmërimit të Vuçiç-it për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Luginës

Sep 27, 2021 | 23:19
SHPËRNDAJE

 

Pas paralajmërimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkatësisht pikën kufitare Dheu i Bardhë – Konçul, ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

shaip

Përmes një postimi në Facebook, këtë ide e ka quajtur fashizëm të pastër serb dhe se ajo nuk do të kalojë në asnjë rrethanë.

“Ideja për mbylljen e kufirit në Konçul është fashizëm i pastër. Nëse me të vërtetë ekziston ideja për mbylljen e kufirit në Konçul, atëherë mund ta paramendoj kush edhe është autori i saj. Por, është fakt që ‘nëpërmjet parandalimit të saj’ A. Vuçiç po e paraqet vetën si paqeruajtës i Ballkanit.”

Kamberi shprehet se me këtë do të merrte fund edhe nisma për “Open Balkan”, të cilën e kanë firmosur Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

“Në thelb ato nuk do të ishin masa represive vetëm ndaj popullsisë civile, por edhe atak i drejtpërdrejtë ndaj idesë së Ballkanit të Hapur me të cilën Vuçiç po krenohet. Në fakt, kjo ide e mbylljes së kufirit në Konçul vetëm për shqiptarët, do të ishte edhe fundi i Open Balkan. Shqiptarët me siguri nuk do të duartrokisnin këtë rast. As nën kërcënimin e cilës do fuqi nuk do të pajtoheshim me idenë që të na vendosin në ndonjë rezervat.”

A i tha se në elitën qeverisëse serbe, janë të përditshme idetë që prodhojnë konflikte me fqinjë.

Më duhet patjetër ta them që personi i cili e ka propozuar këtë ide duhet të jetë një budalla i pastër politik. Sepse ndërmarrja e masave represive ndaj popullsisë civile (shqiptare) që de fakto janë shtetas të Serbisë, është një masë fashiste të cilën as një budalla sikurse ai që e paska propozuar nuk do të ketë shans për ta aplikuar”, ka thënë Kamberi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura