“Fashat orare bëjnë më shumë dëm”- Ema Andrea mesazh Ramës: Ti nuk del të blesh ushqime, por …

Mar 20, 2020 | 20:47
SHPËRNDAJE

Aktorja Ema Andrea në një mesazh dërguar kryeministrit Edi Rama ka treguar realitetin që ajo has kur del në rrugë për të blerë ushqime, në fashat orare që ka caktuar qeveria.

ema andrea

Ema thotë se këto fasha orare po kthehen në takime të qytetarëve, çka ndikon në shpërndarjen më të shpejtë të virusit, por kryeministri sipas saj nuk e sheh sepse nuk del të blejë ushqime.

Ajo i kërkon Ramës që e ka për detyrë ta zgjidhë këtë situatë pavarësisht njerzëve të përgjegjshëm apo jo qofshin.

Reagimi I Ema Andreas:

“Edi Rama, mbase ti nuk del ne rruge per te blere ushqime, ndaj nuk e kupton qe fashat orare qe ke vendosur, bejne me shume dëm se sa dobi!

Pavaresisht njerezve te pergjegjshem apo te papergjegjshem detyra juaj eshte te gjeni nje zgjidhje!

Oraret e levizjes se lire po kthehen ne takime per shperndarjen sa me te shpejte te virusit!

Merre si te duash kete mesazh.

I love me! Faleminderit”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura