“Fasada dhe luks”/ Rama i përgjigjet opozitës: E pabesueshme si mund të gjendet kuraja për të lënë shërbëtorët e shtetit në…

Sep 9, 2020 | 13:42
SHPËRNDAJE

edi ramaKryeministri Edi Rama thotë se me ardhjen e tij në pushtet u  modernizua Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e rindërtimit të këtij institucioni, kryeministri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, e cila e akuzon për fasada dhe luks.

Rama thotë se ky institucion është përshtatur me atë të Bashkimit Europian, duke theksuar se laboratorët e Agjencisë do të akreditohen në BE.

“Me një ligj të 2014 ne vendosëm disa piketa, duke e zgjeruar fushën e aktivitetit të agjencisë dhe duke e ngjashmeruar me institucionin evropian të medikamenteve. Dmth deri në atë kohë agjencia ishte e papërputhshme, ishte një trup që nuk integrohej në sistemin evropian. Ndërsa sot do të arrijë të akreditojmë laboratorët në BE.

Sot ne kemi jo thjesht një godinë të re fizike. Shoh që sa herë ndërhyjmë në një objekt akuza është fasadë, luks dhe është e pabesueshme si mund të gjendet kuraja për të konsideruar që të lesh shërbëtoret e shtetit në kushte mizërie, nuk konsiderohet normale. Këtu bëhet fjalë për një investim ku faktikisht nëse numri total i analizave që mund të kryente laboratori i trashëguar nga komunizmi ishte deri në 300 sot është të paktën dyfishi, jo vetëm në numër por edhe në cilësi”, tha kryeministri.

Rama e vuri theksin edhe tek ulja e çmimit të barnave dhe cilësinë e tyre. Sipas tij është rritur edhe numri i barnave të rimbursueshme.

“Ajo që dua të përsëris është që faktikisht ne prej disa vitesh kemi ulur çmimin e barnave, sepse deri dje pa kontroll, me një rumpallë që nuk merrje vesh çfarë pije, çfarë të shëronte dhe çfarë të sëmurte. Paguanim 30 % me shumë sesa në vendin e origjinës. Janë mbi 8 mln euro të kursyera nga xhepi i familjeve në vit.  Flasim për 10% e taksës. Deri dje paguhej 10% për çdo kokërr aspirinë. Po ashtu është rritur me 1/ 4 financimi për rimbursim. Në vitin 2014 rimbursoheshin 191 barna më pak se sot.  Ne po punojmë për zgjerimin e barnave të rimbursueshme, po punojmë për rritjen e pagave për të gjithë mjekë infermierë dhe laborantë”, u shpreh Edi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura