Fara luledielli dhe fara kungulli për të ulur tensionin e lartë

Jun 21, 2020 | 20:47
SHPËRNDAJE

Hipertensioni mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe vesh kave, goditje në tru dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore.

Me miliona njerëz në botë vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe një përqindje e mirë nuk e kuptojnë, sepse nuk ka simptoma. Mosha juaj, historia familjare, gjinia dhe raca mund t’ju vënë në rrezik, por edhe dieta juaj.

Sunflower-seeds

Mjekët sugjerojnë që të ndiqni një dietë të pasur me kalium, magnez dhe fibër. Kështu, mollët, kajsitë, banane, pjeshkat, janë frutat që rekomandojnë ekspertët. Acidet yndyrore Omega-3 po ashtu janë yndyra super të shëndetshme, që trupi juaj duhet të funksionojë siç duhet. Omega-3 mund të ulë presionin e gjakut, zvogëlon inflamacionin dhe ul trigliceridet.

Ato gjithashtu përmbajnë vitaminë D, e cila ul presionin e gjakut. Ndaj konsumoni sa më shumë salmon, troftë dhe ton. Shijoni, po ashtu, farërat e pakripura si luledielli, kungulli ose fara të tjera. Ato janë plot me minerale me aftësi për të ulur presionin e gjakut. Sigurohuni që nuk janë të kripura. Bajame, arra, lajthi janë gjithashtu të shëndetshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura