Fansja i shprehu shqetësimin e saj, Tayna jep mesazhin më të bukur për të gjitha vajzat

Jan 19, 2021 | 14:39
SHPËRNDAJE

Tayna e ka treguar gjithmonë se fansat e saj janë shumë të rëndësishëm për të, prandaj nuk harron t’i falënderojë për mbështetjen e madhe herë pas here.

tayna (5)

Së fundmi, njëra nga ndjekëset i ka dërguar reperes një mesazh, nëpërmjet të cilit i ka treguar se sa shumë ka ndryshuar pasi ka dëgjuar këngët e Taynës.

tayna (7)

Ajo rrëfeu se ka pasur gjithmonë probleme me vetëbesimin dhe disa këngë të Taynës e kanë ndihmuar të rrisë vlerësimin për veten.

tayna (2)

Fansja tregoi se së fundmi ka publikuar diçka që dy vite më parë as e mendonte se mund ta postonte.

tayna (4)

Sapo e ka parë këtë mesazh, Tayna ka vendosur t’i kthejë një përgjigje ndjekëses.

Të gjithë kemi probleme ndonjëherë zemër. Edhe ato që konsiderohen si gratë më të bukura në botë kanë probleme.

Thjesht duhet ta dish se ti je e bukur në mënyrën tënde, ti je unike dhe inteligjenca, zemra dhe shpirti yt, janë ato që kanë më shumë rëndësi.

Bukuria është thjesht një perceptim. Mos lejo askënd të të bëjë të ndihesh keq ose e pavlerë. Ata nuk dinë asgjë”.

tayna (1)

Menjëherë pas kësaj, reperja ka postuar edhe një status ku shkruan:

Fansat e mi janë e gjithë bota për mua dhe nëse do mundja do të shëroja të gjitha plagët e tyre dhe zemrat e tyre të bukura… do i bëja të donin veten më shumë se mua apo më shumë se çdo gjë në këtë botë. Ju keni vlerë, ju jeni të bukur dhe ju jeni të dashur!

tayna (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura