Fansja fyen Orinda Hutën për fotot intime, këngëtarja ia kthen “Kështu kam dalë edhe live para 1000 njerëzve”

Jun 29, 2015 | 14:25
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Orinda Huta nuk ka mundur dot të rrijë indiferente ndaj ‘kritikave’ që I janë bërë nga fansat e saj.

Pasi ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet me kostum banjoje, një komentuese e ka kritikuar bjonden duke i thënë se nuk është mirë të ekspozosh trupin e zhveshur në rrjetet sociale.

“Aman qa dreq mode ka dal kta kohet e fundit tana tu dal te zhveshuna..apo bani propagand dhe rivalitet mes njera tjetres kush zhvishet ma shum dhe kush ban palester ma shum…Tan bajm palester maj motra,biles jena edhe nana fmish dhe trupin si ju e kena pooor ama skena dal mensh me hell foto kshtu…aman se e keni tepru shuuuum kta koht e fundit…sban kush nbot kshu si ju ne shqipri.Me te ardh keq,sincerisht..veq i ulni vlerat vetes…E kam ne pergjithsi dhe jo personale.”-ka shkruar një ndjekëse e Orindës.

Por këngëtares nuk i ka ardhur mirë nga këto fjalë duke ia kthyer komentin

“E dashur, njeriu ben zgjedhje dhe ka qejfet e veta. Jemi ne nje periudhe plazhi e te siguroj qe keshtu kam dale edhe para syve te 1000 njerezve te tjere(jo virtualisht). Rrobabanjot nuk jane per t’u mbajt poshte benevrekeve. Nuk jam e para dhe as e fundit qe vesh rrobabanjo. Nuk besoj qe ti ne plazh del e mbuluar koke e kembe. Perpiquni ta evitoni fjaline “s’ben bota keshtu” se eshte shume demode dhe nuk eshte fare i vertet si konstatim. Po i bej “skip” merzive te tjera qe ke shprehur ne paragraf, thjesht uroj te te kalojne. Me vjen shume mire qe jeton shendetshem dhe te uroj per femijet e tu. Jete te lumtur dhe te paqte!”-ka shkruar Orinda.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura