“Fanset më të flakta…”, Xhensila dhe Besi zbulojnë për herë të parë fytyrën e vajzës së tyre (Foto)

Nov 21, 2019 | 16:55
SHPËRNDAJE

Në premierën e filmit të Bes Kallakut, ka patur shumë të ftuar VIP të cilët kanë shijuar ‘Falco-n’. Aktori ka patur mjaft komente pozitive dhe mbështetje nga kolegët e tij por ai ka edhe fanse të ‘flakta’.

Dhe dihet se cilat janë! Bëhet fjalë pikërisht për familjen e tij të vogël, Xhensilën dhe Ajkën.

Këngëtarja për herë të parë ka zbuluar në rrjete sociale, fytyrën e të bijës. Vogëlushja ka qenë prezente në premierën e babi Besit. Foton e ka publikuar Xhensila, ku shihet së bashku me aktorin dhe Ajkën e vogël në krahë.

“Se ne e deklaruam që jemi fanset më të flakta. Besi ynë sa shumë krenare që jam ndjer, e sa shumë do të ndihet bija jonë krenare për ty”, shkruan ajo përkrah fotos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura