Fansat të tronditur, aktorja amerikane rrëzohet dhe pëson goditje në tru

Nov 30, 2019 | 13:31
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur amerikane Suzan Sarandon është shfaqur në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, e mavijosur në fytyrë.

Ajo ka treguar se është rrëzuar në Neë Hampshire dhe se ka pësuar goditje në tru.

“Pas rrëshqitjes, tronditje në tru, hundë të thyer dhe gju të dalë nga vendi. Kështu që, siç duket nuk do të mund t’i takoj njerëzit në New Hampshire, para së gjithash senatorin Bernie Sanders. Vërtet më vjen keq që do ta humb rastin”, ka thënë aktorja.

Sarandon është gjithashtu shumë aktive edhe në politikë. Ajo u arrestua përpara një viti para Senatit në Washington gjatë protestës kundër Donald Trump.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura