Fansat dyshojnë se mes Encës dhe Noizy-t ka më shumë se miqësi

Feb 6, 2016 | 17:05
SHPËRNDAJE

Bashkëpunimi i tyre ka nisur vetëm pak vite më parë, teksa Enca dëshironte të krijojë një karrierë të bujshme muzikore, të cilën nuk kishte mundur ta arrijë gjatë kohës sa ka qenë nën menaxhim të Big Bastës.

Aty ajo kishte investuar shuma të majme dhe kishte realizuar disa këngë që nuk kishin rezultuar të suksesshme. ”Ngjitja” me Noizyn e bëri atë një nga emrat më të lakuar të skenës muzikore për projektet që realizoi, por edhe për afërsinë që ka me një nga rep-këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare.

enca

Por ky bashkëpunim duket se është më shumë se miqësor, të paktën ashtu e komentojnë fansat, por edhe fotot e shumta që ajo dhe reperi postojnë gjatë udhëtimeve së bashku që kanë nëpër koncerte të ndryshme mbarë Europës ku ftohen. Fotot e fundit të realizuara në aeroporte lënë për të dyshuar se mes tyre mund të ketë më shumë se një miqë- si të mirë.

Të paktën një nga fotot ku këngëtarja Haxhia është komentuar shumë gjatë javës, është pikërisht ajo e afërsisë së saj të madhe me reperin, duke vënë edhe duart mbi ”këmbët” e tij, gjë që ngjall vërtet dyshime se mes tyre ka një romancë të pazbuluar deri më tani e që këngëtarët e kanë mbajtur të fshehur.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura