Fansat dalin kundër Ermal Fejzullahut, ja komenti i këngëtarit që i irritoi ata (FOTO)

Apr 15, 2019 | 12:13
SHPËRNDAJE

Shumë fansa të këngëtarit, Ermal Fejzullahu, duket se janë kthyer kundër tij, për shkak të një komenti që ai ka bërë në një fotografi të menaxherit, Faton Shoshi.

ermal fe

Ky i fundit publikoi në profilin e tij në “Instagram” një foto me një bashkëpunëtor me ngjyrë. Bëhet fjalë për fjalë për Këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambias me të cilin Fatoni po darkonte.

faton

Pikërisht me këtë foto, Ermali mesa duket vuri në siklet edhe Fatonin. “Thuj let kesh pak se s’po dihet qka është”, shkruan këngëtari, duke nënkuptuar që të qeshë pak se nuk dallohet çfarë është.

faton1

Menjëherë reaguan ndjekësit, të cilët i kërkonin Ermalit që ta fshinte komentin e tij racist. Si pasojë, Fatoni vendosi që t’i bllokonte të gjitha komentet që vinin në këtë fotografi.

ermal fe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura