Fansat aludojnë për romancë mes Stresit dhe Morena Tarakut

Jul 24, 2015 | 11:14
SHPËRNDAJE

Reperi: Di ta ndal epshin ndaj kolegeve

Pas bashkëpunimit të tyre të parë në klipin “Ki me bo”, ata kanë në plan të realizojnë një tjetër duet. Por, nisur nga miqësia e mirë që kanë dhe komentet përkëdhelëse që shkëmbejnë në Instagram, fansat kanë aluduar për nisjen e një romance të re në showbizzin shqiptar, mes reperit Arkimed Lushaj dhe   Miss-it nga Kosova, Morena Taraku. I pyetur nëse mes tyre ka diçka më shumë se bashkëpunimi, Stresi përgjigjet: “Jo, jemi miq dhe thjesht shkojmë shumë mirë bashkë.

Di të them vetëm që Morena është Morena, s’ka të dytë si ajo. Më pëlqen shumë si vajzë dhe për tipin që ka, por unë di të ndaj dhe të ndal epshin me koleget, se s’jam nga ata artistë që s’munden dot ta frenojnë veten me shoqet në punë”. Në lidhje me çështjen gjyqësore pas arratisjes nga një komisariat në Tiranë, Stresi tha: “Së shpejti drejtësia do të japë vendimin përfundimtar për shkeljen time”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura