Fansa të Veselit bëni mbrapa! Tea deklaron se e do Fisnikun, ja prova!

May 4, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Fisniku dhe Tea janë të mërzitur. Pavarësisht kësaj ai vazhdon të kujdeset për këmbën e Teas. Pasi ai i vendos akull në këmbë i kërkon shpjegime se përse ajo është e mërzitur. Tea i shpjegon dhe ata bëjnë paqe. Ndërkaq Fisniku pyet Tean se çfarë mendon ajo për lidhjen që ata kanë mes tyre dhe se ku do të shkojnë me të.

Tea i kërkon që ai të jetë më i qartë në çfarë ai po kërkon. “Kemi nisur një gjë shumë të bukur, me gjëra shumë të bukura, është shuam gjynah që kjo e jona të mos ushqehet por të vdes dhe unë dua të di sa do i ushqesh ti këto gjëra, se unë dua shumë që ti ushqej. Ti do shumë?” e pyet Fisniku.

Tea i përgjigjet: “Nuk e di , mua më pëlqen shumë kjo që kemi ne të dy, dhe për mua ka shumë rëndësi edhe pse reagoj kështu. Edhe kur reagoj kështu ti duhet të kuptosh shumë gjëra,edhe kur të pres që të më shpjegosh disa gjëra ti duhet të kuptosh që më interesojnë”.

Pas shkëmbimit të mesazheve ata përqafohen dhe qëndrojnë për pak kohë ashtu. Fisniku më tej i thotë se nëse duan që ta ushqejnë atë që ndjejnë duhet ta bëjnë vetëm,larg të tjerëve dhe Tea i thotë se këtë gjë e kanë diskutuar njëherë dhe ka rënë dakord. Tea dhe Fisniku i kanë bërë gjërat dhe më të qarta tashmë por dhe fakti që ata nuk duan që ndjenjë e lindur në shtëpi ta vazhdojnë dhe finalizojnë aty. Përqafimi i tyre vazhdon dhe për pak kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura