Familjarisht në ‘biznesin’ e trafikut të drogës, arrestohen burrë dhe grua bashkë me djalin në Elbasan! Kishin fshehur lëndën narkotike gati për shitje, në dy banesat e tyre

Sep 26, 2022 | 12:09
SHPËRNDAJE

Burrë e grua bashkë me djalin e tyre janë vënë në prangat e policisë në Elbasan pasi akuzohen se merreshin me trafik të lëndëve narkotike.

Capture

Në pranga janë vënë Ilir Çoniku, 46 vjeç, Marjana Çoniku , 41 vjeçe (bashkëshortë) dhe Dejvi Çoniku, 23 vjeç (djali i tyre).

“Gjatë kontrollit në dy banesa në përdorim nga kjo familje, në Gramsh, janë gjetur dhe sekuestruar 5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë prodhuar dhe përgatitur për shitje nga 23-vjeçari dhe prindërit e tij. 

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dy banesave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një sasi municioni luftarak”, njofton policia.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Relatives”, nga Seksioni kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Elbasan.

Ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre.  Sekuestrohet 5 kg kanabis dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative, nga Seksioni kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Elbasan, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Relatives”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. Ç., 46 vjeç, M. Ç., 41 vjeçe (bashkëshortë) dhe shtetasi D. Ç., 23 vjeç (djali i tyre).

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në dy banesa në përdorim nga kjo familje, në Gramsh, janë gjetur dhe sekuestruar 5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë prodhuar dhe përgatitur për shitje nga 23-vjeçari dhe prindërit e tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dy banesave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një sasi municioni luftarak.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura