Familjari i shqiptarit të vrarë për nder: Orët e fundit dhe kërcënimi me vdekje nga krushqit

May 27, 2016 | 15:49
SHPËRNDAJE

Baxhanaku i Petrit Nikollit, ekzekutuar në Itali tregon momentet e fundit të viktimës, kthimin nga Milano së bashku me mbesën, që e dhunonte bashkëshorti, kërcënimin e krushqisë dhe shqetësimin për fëmijët dhe gruan shtatzënë që mbeten të vetëm.

Viktima me gruan
Viktima me gruan

Mariel Duma tregon se së bashku me Petin kanë shkuarnë Itali thuajse fëmijë dhe mes mundimesh ngritën familjet dhe morën shtetësinë. Ai tregon se ata u martuan me dy motra, njëra gruaja e Nikollit.

“Ai shkoi në Milano, pasi mbesa e tij kishte probleme me familjen dhe burrin dhe e mori me vete. Kur u kthye me tregoi se e morën në telefon dhe e kërcënuan’ Me këtë që bëre të pret vdekja’ i thanë.

Mariel Duma
Mariel Duma

Petrit Nikolli u ekzektua një ditë më parë me plumb në qafë.

Ai tregon se tashmë në shtëpinë e tyre janë tre fëmijët e viktimës, më i madhi 15-vjec, i cili e ka marrë vesh për të atin. “Më të vegjlit, 7 dhe 4 vjec ende nuk dinë asgjë dhe kërkojnë vazhdimisht babanë. Shpresoj t’i ndihmoj ndonjë psikolog pasi nuk dimë se si të veprojmë”- thotë ai.

Kur thoni për kërcënimin me telefon, bëhej fjalë për mbesën 20-vjecare që e mori në shtëpi?

Po, ka zakone shumë të vjetra në Veri të Shqipërisë, zona nga vinte edhe Piero(Petriti) dhe krushqit, zona shumë më strikte krahasuar me jugun. Është kanuni i Lekë Dukagjinit, ligji i nderit që rregullonte marrëdhëniet mes njerëzve.

Ju e njihni këtë?

Sigurisht, por pas 25 vitesh në Itali as që e mendonim më.

Si e mësuat lajmin?

Ne flinim, Ishte ora rreth 23.30, kur më mori në telefon vjehrri dhe po qante. Më tha se vranë Pieron. Dola me vrap, shkova te vendi, mbërritën ambulancat, i bënë të gjitha përpjekjet për ta rianimuar e sjellë në jetë. Nuk kishte asnjë shenjë, ishte e kotë. Nuk kishim c’të bënim, njoftuar prindërit e tij të moshuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura