Familjarët nuk i dolën në mbrojtje pasi i ati mori kujdestarinë e saj, Britney Spears bën deklaratën e fortë: Zot, ki mëshirë për…

Oct 16, 2021 | 20:23
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Britney Spears ka folur përsëri për familjen e saj në një postim të bërë në rrjetin social Instagram.

britney spears

Në një mbishkrim të gjatë që reflekton mbi lirinë e saj të munguar prej kohësh, ylli i muzikës pop, 39 vjeç, u shpreh se ka një ‘kasafortë’ me tregime të zymta, ku të afërmit e saj qëndronin ulur ndërsa ajo vuante.

Zot ki mëshirë për shpirtrat e familjes sime nëse ndonjëherë jap intervistë!!!“- megjithëse shtoi se nuk e ka në plan këto kohë, shkruan “Page Six”.

britney spears (3)

Britney, karriera e së cilës filloi në 1993, në moshën 11 vjeç si “Disney Mouseketeer”, disa kohë më parë, akuzoi familjen e saj për pjesëmarrje në kujdestarinë e ashpër ligjore të krijuar nga i ati, Jamie Spears, në 2008.

Megjithëse nëna e Britney, Lynne Spears, ka mbrojtur lirinë e saj në gjykatë, ajo nuk e mbështeti kur nisi lëvizja #FreeBritney filloi në 2019.

britney spears (1)

Vëllai i madh i Britney, Bryan Spears, e quajti kujdestarinë një “gjë të madhe” për familjen e tij në një intervistë podcast në korrik të 2020-ës.

Ndërkohë, motra më e vogël e Britney, Jamie Lynn Spears, ka këmbëngulur se ajo mbështet lirimin e Brtiney nga konservatorizmi, pavarësisht spekulimeve të përhapura nga fansat se ajo nuk e bën këtë gjë.

Pas një beteje të ashpër avokati i Britney-t, Mathew Rosengart, bëri të mundur që i ati i saj, Jamie, të pezullohej përfundimisht nga kujdestaria më 29 shtator.

britney spears (2) britney spears (3) britney spears (4) britney spears (2) britney spears (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura