Ritvan Zykaj, i riu nga Selenica e Vlorës që vrau tetë kushërinj, mes tyre dy fëmijë, do të qëndrojë në burg. Masa u dha sot ne gjykaten e qytetit bregdetar, në ambientet e te ciles ishin edhe të afërm të Salkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët u vranë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj, ngjarje e ndodhur ne janar te ketij viti.
Teksa mbanin pankarta në duar me fotot e Hysnie Hoxhallarit dhe Kasëm Pirjasi, bashkë me atë të Ritvan Zykat ata kërkouan dënim me vdekje për kriminelët.
“Kur të dalin nga burgu do ta vrasim nuk kam fuqi ta duroj”, tha e perlotur gruaja e veshur me te zeza, qe kërkonte dënimin me vdekje.
Selkie dhe Olsi Hoxhallari protestuan me kete pankarte qe shihni ne foton me poshte:
Nënë e bir u masakruan në shtëpinë e tyre, krim që u maskua si zjarr rënie, policia dhe prokuroria e zbardhen ngjarjen duke zbuluar autorët dhe motivin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al