Familjarët dhe miqtë apeluan që të vaksinohej jashtë radhe/ Shkrimtarja Mira Meksi jep lajmin e mirë: Ka dritë në fund të tunelit! Ma keni prekur shpirtin me…

Mar 2, 2021 | 13:42
SHPËRNDAJE

Shkrimtares dhe përkthyeses Mira Meksi i është mundësuar marrja e vaksinës anti-Covid jashtë radhe, pas apelit të familjarëve, miqëve dhe kolegëve të saj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë. 

Lajmi bëhet me dije nga vet shkrimtarja përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Mira 1

Ajo falënderon të gjithë, miqtë, dashamirësit, si dhe kryeministrin Rama e ministren Manastirliu, për solidaritetin e treguar.

Sjellim në vëmendje që prej ditësh është apeluar që rasti i Mira Meksit të trajtohet si i veçuar, pasi ajo e ka të domosdoshme trajtimin mjekësor jashtë vendit pasi vuan nga një sëmundje e rëndë. Me marrjen e vaksinës shkrimtares i hapet drita e gjelbër që të mund të trajtohet jashtë vendit.

Mesazhi i plotë

Miqtë e mi, dashamires, jeni aq shumë sa nuk jua përmend dot emrin. Por zemra ime ju njeh të gjithëve. Më keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, më keni dhënë forcë dhe energji për ta përballuar sëmundjen. Ju jam përjetësisht mirënjohës. Ju uroj së pari shëndet dhe forcë njerëzore në këto kohëra të zeza! Ka dritë në fund të tunelit! Falënderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu që më mundësuan vijimin e trajtimit të mëtejshëm të sëmundjes. Zoti me të gjithë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura