Familja tha se nuk po e gjenin dot, policia jep detaje: Si përfundoi në spital 40-vjeçari që u shpall i zhdukur dje

Oct 17, 2020 | 10:45
SHPËRNDAJE

rrapush ceca

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për 40-vjeçarin Rrapush Çeça, i cili u shpall i zhdukur një ditë më parë, pas denoncimit të familjarëve.

Mësohet se 40-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha Policia.

Panorama mësoi nga dëshmitë e familjarëve se një ditë më parë, ai ishte larguar për në spital pasi nuk ishte ndjerë mirë. Por më pas të afërmit kishin humbur kontaktet me të dhe telefoni rezultonte i fikur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ky shtetas ishte shpalluar në kërkim nga Komisariati i Policisë Elbasan mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin bërë kallzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person.

Grupi hetimor po vijon punēn për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura