“Familja ngelet e shenjtë!”, deputeti i PD në Asamblenë e KiE: Është e lidhur me ekzistencën tonë

Oct 10, 2018 | 18:04
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka mbajtur një fjalë një Asamblenë e KiE, në kuadër të një rezolute për familjen.

Shehu në fjalën e tij ka theksuar se familja mbetet e shenjtë dhe  deklaroi se është kundër një shoqërie diskriminuese.

“Por nga ana tjetër unë nuk pajtohem me shumë interpretime dhe konkluzione të Rezolutës, të cilat nuk janë në përputhje me vlerat tona universale, vlerat ndaj familjes që mbetet shtylla e shoqërisë sonë. Familja është e shenjtë, koncepti i saj i përbërjes nga një burrë, një grua dhe me shpresën në Zot që në të ardhmen të kenë edhe fëmijë,  nuk mund te ndryshojë me ligje apo vendime”, ka deklaruar ndër të tjera Shehu gjatë fjalës së tij.

Deputeti i PD, ka bërë publike në Facebook fjalën e tij të plotë të mbajtur në emër të grupit PPE/DC.

tritan shehu

POSTIMI I PLOTË

Familja ngel e shenjte!

Fjala ime sot ne Asamblene e KiE, ne emer te grupit PPE/DC, gjate diskutimit te nje rezolute te paraqitur per familjen:

Fillimisht,  dua të falënderoj autorët dhe relatorët e kësaj Rezolute për disa probleme reale të paraqitura, të cilat duhet te perballohen.

Unë vij nga një vend ish-komunist, Shqipëria. Jam kundër çdo forme diskriminimi ndaj të tjerëve. Isha pikërisht unë, ai që në vitin 1991, këmbëngula në parlamentin tim qe të hiqeshin paragrafët e kodit penal që dënonin homoseksualët. Në vijim, isha përsëri unë, një nga promotorët e ligjit shqiptar kundër diskriminimit, bazuar në kriteret e Këshillit të Evropës.

Por nga ana tjetër unë nuk pajtohem me shumë interpretime dhe konkluzione të Rezolutës, të cilat nuk janë në përputhje me vlerat tona universale, vlerat ndaj familjes që mbetet shtylla e shoqërisë sonë. Familja është e shenjtë, koncepti i saj i përbërjes nga një burrë, një grua dhe me shpresën në Zot që në të ardhmen të kenë edhe fëmijë,  nuk mund te ndryshojë me ligje apo vendime.

tritan shehu1

Të dashur kolegë, koncepti i familjes nuk mund trajtohet ”thjeshtesisht”, familja është e lidhur me vetë jetën, me ekzistencën tonë si specie e si shoqëri njerëzore.

Në Rezolutë gjithashtu flitet  për adoptimin e fëmijëve nga kopjet homoseksuale. Edhe këtu shikoj probleme. Fëmijët, jeta e tyre, jeta e tyre në një familje, duhet të jetë në përputhje me konceptet  thelbësore të Familjes, kështu që  edhe rregullat ligjore për adoptimin e fëmijëve duhet t’i njohin, t’i respektojë e të përshtatet me to.  Unë e kuptoj vullnetin e mirë të shumicës së kopjeve homoseksuale për të adoptuar fëmijët dhe dëshirën që fëmijët të rriten me ta, por ketu ka disa parime shumë më të thella dhe të domosdoshme. Absolutisht, nuk dua të ofendoj askënd, por mendoj se kështu nuk mund të funksionojë. Një fëmijë do të duhet të thërrasë prindërit e tij “mami dhe babi”. Kjo gjë konfirmohet nga jeta jonë me mijera vite, këto janë vlerat tona ne themelet e  ekzistencës dhe kulturës sonë, të cilat ne duhet t’i mbrojmë.

Nga ana tjetër, për të drejtat financiare, trashëgimitë etj., çiftet homoseksuale që bashkëjetojnë ose madje edhe heteroseksualët që nuk janë të martuar,  si flitet me të drejtë në Draft – Rezolutë, perbejne akte të tjera, qe mund te vendosen në kodet civile ose penale, por që nuk do të duhet të perzihen me Kodin e familjes ose ligje të tjera ekuivalente.

Për të gjitha këto kontradikta që mbart  kjo rezolutë, unë shprehem kundër dhe e konsideroj ate të  papërshtatshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura