Familja në radhë të parë për Cristiano Ronaldon, ylli i futbollit në vaskë me katër fëmijët e tij

Feb 25, 2020 | 13:43
SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo ka një karrierë futbollistike shumë të suksesshme. Por kjo nuk e ndalon yllin e Juventues që të kalojë kohë me familjen e tij.

Madje ai duket se është shumë i dhënë pas fëmijëve dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon me ata.

Së fundmi, Ronaldo publikoi një foto me katër të vegjlit e tij, Cristiano Jr, 9 vjeç, Alanën dhe binjakët Evën e Mateon, 2 vjeç duke u larë në vaskë.

“Momente të lumtura me fëmijët e mi,”– shkruan Ronaldo në foton e adhurueshme.

Dyhe padyshim që pas fotos, edhe pse Cristiano nuk e tregoi, qëndron partnerja e tij  Georgina Rodriguez.

Nuk dihet ende statusi i çiftit. Në nëntor, u raportua se futbollisti dhe Georgina u martuan në një ceremoni të fshehtë në Afrikën e Veriut.

Gjithashtu në janar, thashethemet u nxitën akoma më shumë pasi, modelja ju referua Cristianos si “bashkëshorti i saj” në një postim për ditëlindje.

Rolando dhe Georgina ndajnë shpesh me fansat momente nga jeta e tyre private duke treguar se janë shumë të dhënë pas familjes. Ata janë prindër të një vajze, Alanës. Ndërsa Cristiano ka tre fëmijë të tjerë të ardhur në jetë me nënë surrogate.

Por pavarësisht se nuk janë fëmijët e saj biologjikë, modelja i trajton gjatë gjithë kohës si të tillë dhe kujdeset shumë për ta.

 

   

 

 

 

View this post on Instagram

 

 

Momente të ëmbla ? Cristiano Ronaldo në vaskë me 4 fëmijët e tij ??‍?‍? @cristiano

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura