Familja moderne e Katy Perry dhe Miranda Kerr, e fejuara dhe ish-bashkëshortja e Orlando Bloom flasin për marrëdhënien e ngushtë mes tyre

Apr 14, 2021 | 15:14
SHPËRNDAJE

Katy Perry dhe Miranda Kerr kanë folur për familjen e tyre “moderne” në një bashkëbisedim live në Instagram.

E fejuara Orlando Bloom, Perry dhe ish-bashkëshortja e tij, Kerr, folën për mëmësinë dhe për marrëdhënien e tyre “të ngushtë” me njëra-tjetrën.

“Në familjen tonë moderne, Miranda është personi më i vetëdijshëm kur vjen puna për shëndetin e të gjithë neve”– tha Katy Perry për Miranda Kerr, e cila ka një djalë 10-vjeçar, Flynn, me të fejuarin e saj, Orlando Bloom.

Modelja dhe aktori ishin të martuar për tre vjet nga 2010 deri në 2013.

“Një nga përfitimet më të mëdha që kam nga Miranda është që unë mund të provoj të gjitha produktet e saj, veçanërisht kur djali i saj Flynn vjen në shtëpi me to në çantën e shpinës,”- shtoi këngëtarja duke qeshur.

Perry dhe Bloom mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, Daisy Dove, vitin e kaluar. Kerr gjithashtu ka dy djem, Myles, 18 muajsh dhe Hart, 3-vjeç, me burrin Evan Spiegel.

“Fëmijët janë dashuria ime numër një,”- tha Kerr ndërsa ajo dhe Perry flisnin për prindërimin. “Është thjesht gjëja më e bukur në botë, të jesh nënë.”

Ndërsa këngëtarja shtoi: “Është puna më e mirë dhe më përmbushëse. Thjesht, puna që të kënaq më shumë. Nuk e kam provuar këtë ndjesi deri kur lindi vajza ime.”

Kerr ka folur edhe më parë për dashurinë që ka si për Perry-n ashtu edhe për Bloom.

“Unë e adhuroj Katy-n dhe thjesht ndihem kaq e lumtur që Orlando ka gjetur dikë që ia bën zemrën aq të lumtur, sepse në fund të ditës, gjëja më e rëndësishme është që Flynn të ketë një baba dhe një nënë të lumtur”- është shprehur modelja 46-vjeçare. “Unë jam shumë mirënjohëse që Orlando dhe Katy gjetën njëri-tjetrin. Po ashtu jam mirënjohës që njoha bashkëshortin tim të mrekullueshëm.”

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura