Familja Fejzullahu bën gjestin human, 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Nov 28, 2019 | 13:16
SHPËRNDAJE

Tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërinë pati dëme të konsiderueshme materiale dhe shumë njerëz humbën jetën.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për të lënduarit.

Familja Fejzullahu ka dhuruar 100 mijë euro për të trekurit nga kjo tragjedi. Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari Ermal Fejzullahu në rrjetet sociale. Ai është shprehur se asnjëherë nuk ka dashur t’i bëjë publike gjestet humanitare, por këtë herë bëhet fjalë për një popull të tërë të cilët kanë nevojë për sensibilizim.

<script>

“Vellezer e motra ! Asnjehere ne jeten time nuk kam dashur te publikoj ndihmen qe kemi bere ,kur kemi marrur nje iniciative per te ndihmuar rastet e shumta me nevoje, mirepo ksaj rradhe behet fjale per nje komb te tere, uroj te solidarizohemi te gjithe te hapim zemrat e te ndihmojme sa kemi mundesi … Zoti e bekofte popullin Shqipetar. I juaji Ermal Fejzullahu”, ka shkruar Ermali në ‘Instagram’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura