Familja e vajzës që u përdhunua nga mësuesi largohet nga fshati, 11-vjeçarja në gjendje të rëndë psikologjike

Jun 7, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Burime nga fshati Kryekuq pohojnë për “Panorama” se familja e 11-vjeçares është larguar fare nga zona. Pas zbulimit të asaj që kishte ndodhur në ambientet e shkollës “Hysen Malko” dhe më pas përhapjen e historisë abuzive, vajza e mitur po kalon një situatë të rëndë psikologjike.

Mesuesi i arrestuar

Ajo ka përjetuar për gati 6 muaj presionet e mësuesit kujdestar, i cili pas përdhunimit të kryer në janar të këtij viti e ka mbajtur nën kërcënim që të mos i tregonte askujt. Por, kur historia është përsëritur më 29 maj, vajza i ka treguar të ëmës. Kjo, pasi e ëma pati dyshime për të bijën e mitur, kur e pyeste se si mund të ngelej shtatzënë një femër.

E mitura bashkë me prindërit është paraqitur në polici, ku ka denoncuar dhunën seksuale të mësuesit, 50 vjet më të madh se ajo. Ditën e martë, policia ka përgjuar mësuesin Demir Hoxha, i cili në ballafaqim me të miturën i ka kërkuar asaj llogari pse u kishte treguar prindërve.

Mësohet se vajza ndodhet ende sot në gjendje të rëndë psikologjike dhe familja e saj ka vendosur të largohet për momentin nga fshati. Nga burime të brendshme në fshatin Kryekuq mësohet se familja është transferuar në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura