Familja e shpalli të zhdukur, ish i dashuri rrëfehet dhe pranon krimin: Ja ku e groposa

Aug 20, 2018 | 11:44
SHPËRNDAJE

Ajo që u konsiderua një zhdukje, në fund rezultoi të ishte një krim horror. Manuela Bailo 35 vjecare nga Breshia është vrarë nga ish i dashuri i saj Fabrizio Pasini, me të cilin ishin ndarë prej një viti, por ishin kolegë pune.

manu

Në një nga rrëfimet për policinë, ku u pyet si person që mund të kishte dijeni, ai është rrëzuar dhe ka pranuar krimin horror. Ka treguar se e ka vrarë ai, madje edhe se e kishte groposur në oborrin enjë banesë në një fshat në provincën e Cremona.

Pasini, 48 vjec është vënë në pranga, ndërkohë që policia ka gjetur trupin e pajetë të gruas së re. Më herët ishte gjetur edhe makina e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura