Familja e Hasan Prishtinës, kundër zhvendosjes së eshtrave: Thellon ndarjen e shqiptarëve

Aug 16, 2018 | 10:20
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i familjes së Hasan Prishtinës, stërnipi Mehmet Prishtina, përmes një reagimi ka thënë se eshtrat e patriotit Prishtina nuk duhet të lëvizen nga aty ku pushojnë, mirëpo do të duhej të kishte angazhim nga liderët e institucioneve të Kosovës që te varri i tij, të ndërtohej edhe Muzeu i Madh i Bashkimit Kombëtar.

hasa_1534406710-7537804

Në 85-vjetorin e vrasjes së atdhetarit të shquar Hasan Prishtina, është folur për zhvendosjen e eshtrave të tij nga Kukësi në Prishtinë, ide kjo e prezantuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli. Mirëpo, kjo gjë nuk ka gjetur mbështetjen e familjes së Prishtinës.

Ja reagimi i plotë i familjes Prishtina pa ndërhyrje:

HASAN PRISHTINA E KA VENDIN ATY KU BASHKOHET KUFIRI DHE IDETË E KOMBIT SHQIPTAR

(Përkitazi me iniciativën e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, për zhvendosjen e eshtrave të Hasan Prishtrinës nga Kukësi në Prishtinë)!

Në 85 vjetorin e vrasjes së patriotit shqiptar, udhëheqësit të kryengritjeve për liri, diplomatit të shquar e ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtina, liderët e institucioneve të Kosovës, do të duhej të angazhoheshin që hapësira tek varri i Hasan Prishtinës në Kukës, në qytetin kufi në mes të Shqipërisë së ndarë, të rregullohej e të ndërtohet edhe Muzeu i madh i Bashkimit Kombëtar.

Ata duhet që bashkë me institucionet e shtetit shqiptare, të kujdeseshin që në Vlorën e Pavarësisë krahas shtatoreve të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e tjerëve patriot të vendoset edhe Hasan Prishtina në sheshin e flamurit, siç u vendos ne Prishtine e me vone edhe ne Shkup e Tirane, dhe perfundimisht në qytetin shqiptar në Kukës te derdhet në bronz shtati i i shenjte e i shtrenjte i Hasan Prishtines, pasi aty afer e ka edhe varrin, e jo të tallen në Facebook për kthimin e eshtrave të tij në Kosovë.

Hasan Prishtina, mbetet një ndër të rrallët patriot shqiptar, që me veprën dhe të kaluarën e tij vazhdon të bashkojë edhe sot shqiptarët, përtej bindjeve politike, ideologjike, fisnore e inatqore të popullit tonë, prandaj çdo nismë për t’ ia lëvizur eshtrat Atij, është vetëm thellim i ndarjes së shqiptarëve dhe mos respekt e mos nderim ndaj figures dhe doktrinës së Tij hasaniste.

Hasan Prishtina është i Shkupit, i Tiranës, i Prishtines, i Plavë e Gucisë, i Shkodrës e Vlorës, i Prevezës, Manastirit, Ohrit e Tetovës, Preshevës e Pazarit të Ri.

Ai është i gjithë neve që Shqipërinë e plotë e ndjejmë  në mendje e zemër.

Por, ashtu siç luftoi Hasan Prishtina për ti rrëzuar muret ndarëse midis shqiptarëve, edhe unë bashkë me familjen e madhe, me shumë miqë e shokë nga të gjitha anët e botës, kerkojme te mos levizet nga varrezat e Deshmoreve të Atdheut që prehet në qytetin e Kukëst!

Perfaqesuesi i familjes së Hasan Prishtinës

Mehmet PRISHTINA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura