Familja e Aldisonit frikë nga hasmëria, s’u pranuan në varrimin e Arielës. Daja: Vrasja nuk ishte e paralajmëruar

Jan 23, 2018 | 15:15
SHPËRNDAJE

Ne fshatin Zharrës, ku banojnë familjarët e Aldison Belulajt ka pllakosur heshtja. 23 vjeçari tronditi opinionin publik të dielën e 21 janarit 2018 kur qëlloi për vdekje vajzën e cila i kishte refuzuar dashurinë dhe më pas qëlloi veten.

1234

Aktualisht i riu po lufton me vdekjen dhe ndodhet në gjëndje të rëndë në reanimacion ndërsa Ariela Murati u përcoll dje për në banesën e fundit.

Familjarët tregojnë se kishin kërkuar të shkonin në varrimin e Arielës por familjarët nuk kishin pranuar dhe se tashmë i druhen një hasmërie, raporton Oranews.

“Nuk është e vërtetë që ne ishim në dijeni për kërcënimet që thuhet se Aldisoni i ka bërë Arielës. Ai nuk ka thënë kurrë gjë, është tip i mbyllur”. Kështu deklaroi Agim Koroveshi, daja i Aldison Belulajt, i cili ditën e diel qëlloi për vdekje Ariela Muratin dhe më pas tentoi të vriste veten.

Në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Koroveshi deklaroi se dy familjet njiheshin shumë mirë me njëra-tjetrën. Mes të tjerash ai theksoi se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti mes të rinjve, ndërsa pohoi se ata të dy ishin të lidhur.

“Hedhim poshtë premtimet se vraja ishte e paralajmëruar. Djali ishte tip i mbyllur, ska mundësi që ta ketë deklaruar më parë. Shpreh keqardhje për familjen e vajzës. Ato që janë shkruar nëpër media se janë grindur, nuk janë të vërteta. Ne i kemi njohur familjarët e vajzës, janë njerëz shumë të mirë. Problemet e tyre i dinë vetëm të rinjtë. Aldisoni nuk tregoi që ishte në Tiranë, e dinim në Fier”, tha daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura