Falsifikoi dokumentet për tokën, prangoset ish zyrtari i komunës Theth. Ishte dënuar…

Jan 31, 2020 | 12:55
SHPËRNDAJE

theth

Policia e Shkodrës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për shpërdorim detyre

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, të DVP Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim, Tomë Shyti, 56 vjeç, banues në fshatin Thethë, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë Nr.917, datë 22.11.2018, e ka dënuar me 2 (dy) vite burg, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme

PSE AKUZOHET

Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit, e dyshuar si e regjistruar në emër të disa shtetasve të ndryshëm, në bazë të dokumenteve të falsifikuar, të përpiluar nga ish-kryetari i Komunës Shalë (Theth), Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi.

Prokuroria e Shkodrës është në përfundim të hetimit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për tre ish-zyrtarët, ndërkohë që ka marrë lejen nga gjykata për caktimin e masës së sekuestros për pronat e shpërndara prej tyre, në bazë të procedurave fiktive dhe jo-ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura