Falja e Fitër Bajramit në Prishtinë, imami flet për vetëvrasjet në Kosovë

Jun 15, 2018 | 8:52
SHPËRNDAJE

Në namazin e faljes së Fitër Bajramit në xhaminë “Abdul Kader Arnauti” në Prishtinë, morën pjesë dhjetra besimtarë të fesë islame.

1

Me rastin e kësaj feste, imami i xhamisë, Musa Sekiraqa foli edhe për një dukuri shqetësuese e cila fatkeqësisht është përhapur me të madhe në Kosovë, raporton Indeksonline.

Ai theksojë se prej periudhës 2001 deri 2018 në Republikën e Kosovë janë 930 vetvrasje.

“Jeta është dhuratë prej Allahut, është begati, nuk guxon njeriu qe t’ia merr jetën vet-vetes së tij. Vet-vrasja është gjynah, madje njëra prej gjynaheve më të mëdha. Prandaj të nderuar xhemat duhet që të vetëdijësohemi se e gjithë jeta është sprovë e Allahut, kurrsesi nuk guxojmë ta mendojmë vetëvrasjen, më i miri prej jush është ai që i tejkalon vështirësitë”, ka thënë imami Musa Sekiraqa. Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura