Falimenton kompania e vjehërrit të Dua Lipës

Nov 29, 2019 | 14:12
SHPËRNDAJE

Ka falimentuar kompania e vjehërrit të Dua Lipës. Mohamed Hadid paraqiti dosjet për riorganizim në gjykatën federale të falimentimit për kompaninë e tij ‘901 Strada LLC’.

Babai i Bella dhe Gigi Hadid ka shpallur falimentin pasi u akuzua për ndërtim të paligjshëm të një rezidence e cila ishte shumë më e madhe se sa u lejua.

“901 Strada LLC” është deri në 50 milionë dollarë në borxhe dhe shkak për këtë është bërë ndërtimi i mega rezidencës prej 30.000 metra katrorë Bel-Air, e cila sipas raportimeve të Daily Mail, filloi të ndërtohej në vitin 2011.

Në dokumentat e falimentimit thuhet se kjo kompani ka mbi 386.000 dollarë borxh ndaj një kompanie të projektimit dhe menaxhimit. Gjithashtu ka mbi 200.000 dollarë borxh një komapnie të materialeve të ndërtimit dhe iu detyrohet 35.000 dollarë punëtorëve dhe 93.000 dollarë një kompanie prishjeje.

Burimi: People

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura