Falimentimi i dy bankave në SHBA trondit tregjet financiare

Mar 14, 2023 | 12:43
SHPËRNDAJE

Falimentimi i Silicon Valley Bank në SHBA shkaktoi tronditje në tregjet financiare. Dhe megjithëse qeveria amerikane ndërhyri me vendosmëri, shqetësimi për një efekt të mundshëm domino në tregjet financiare mbetet.

64961405_303Megjithë masat e autoriteteve amerikane në tregjet financiare vazhdon shqetësimi pas falimentimit të dy bankave amerikane. Banka Silicon Valley, e specializuar për financimin e startup-eve, u mbyll të premten pas përpjekjes së dështuar për rritjen e kapitalit dhe u vendos nën kontrollin e shtetit.

Rregullatorët në SHBA mbyllën në vijim edhe një bankë tjetër, Signature Bank nga Nju Jorku, pasi klientët tërhoqën në masë fondet e tyre nga kjo bankë. Sipas Presidentit Joe Biden dhe ministres së Financave të SHBA-së, Janett Yellen, paratë e depozituara nga klientët janë të siguruara dhe se kostot nuk do të përballohen nga tatimpaguesit, por nga një fond sigurie, i cili ushqehet nga bankat.

SHBA: Presidenti Joe Biden përpiqet të qetësojë klientët dhe tregjet botëroreSHBA: Presidenti Joe Biden përpiqet të qetësojë klientët dhe tregjet botërore

Për të parandaluar efektet e mundshme domino, autoritetet amerikane ndërhynë në mënyrë tejet të vendosur dhe mbi të gjitha theksuan se depozitat e klientëve janë të sigurta.

Sepse makthi i bankave dhe i mbikëqyrësve financiarë është i ashtuquajturi “vërshim ndaj bankave”, pra kur klientët e frikësuar vërshojnë për të tërhequr nga bankat kursimet e tyre. Nëse këtë e bëjnë një numër i madh klientësh, bankat nuk kanë më kapital të mjaftueshëm për t’ju përgjigjur të gjitha kërkesave. Pasojat e “vërshimit ndaj bankave” u panë gjatë krizës financiare globale të vitit 2008.

Moritz Schularick, profesor për ekonominë në Universitetin e Bonit dhe president i Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, thekson se “veprimet e vendosura” të SHBA-së e kanë reduktuar rrezikun e falimentimit të mëtejshme të bankave.

Moritz Schularick, profesor për ekonominë në Universitetin e BonitMoritz Schularick, profesor për ekonominë në Universitetin e Bonit

“Ministria e Financave e SHBA-së dhe Banka Qendrore e SHBA-së ndërmorën së bashku gjatë fundjavës hapa që duhet t’i qetësojnë ata që kanë depozitua para në këto dy banka”, tha Schularick për DW.

Ndikime ndaj sistemit financiar gjerman nuk priten

Megjithatë, pasiguria vazhdon, madje edhe tek klientët e bankave në Gjermani. Pas humbjeve të konsiderueshme të premten (10.03) Bursa e Frankfurtit vijoi rënien edhe në fillim të javës. “Investitorët janë të shqetësuar se banka të tjera mund të falimentojnë për shkak të rritjes së normave të interesit,” tha Christian Henke i IG Markets.

Bankat gjermane janë të fuqishme, të qëndrueshme dhe rezistente.Bankat gjermane janë “të fuqishme, të qëndrueshme dhe rezistente”.

Por Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane nuk pret ndonjë krizë të re financiare globale pas mbylljes së dy bankave amerikane, të cilat kishin një model biznesi shumë të veçantë dhe për këtë arsye nuk kanë ndikimin në sistemin e përgjithshëm bankar.

Edhe Shoqata e Bankave Gjermane tha se bankat gjermane janë “të fuqishme, të qëndrueshme dhe rezistente”. Që nga kriza bankare dhe financiare e vitit 2008, bankat gjermane e kanë rritur masivisht kapitalin e tyre. “Falimentimi i bankave në SHBA nuk ka asnjë ndikim në sistemin bankar gjerman. Ndikimin nuk ka as ndaj sigurimit të depozitave gjermane”, tha një zëdhënës i shoqatës.

DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura