“Falënderojmë Zotin që je mes nesh”, Meta uron Kardinal Troshanin

Oct 18, 2018 | 9:14
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar sot me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Kardinal Ernest Simoni Troshani.

meta troshani

Me nje mesazh te postuar ne faqen e tij ne Facebook, Meta i shpreh urimet më të përzemërta Kardinal Ernest Simoni Troshani, simbolit të rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore dhe idealeve kombëtare.

meta troshani1

Mesazhi i Metes

Jetë të gjatë Kardinali ynë, me plot shëndet e mbarësi!
E falënderojmë Zotin, që je mes nesh, si dëshmitar i gjallë i kalvarit të vuajtjeve të klerit shqiptar nën diktaturën totalitare.
Ti për ne je si bariu, që me fjalët dhe veprat, vijon ende të na inkurajosh dhe frymëzosh për të ecur gjithmonë drejt udhës së vlerave shpirtërore, kishtare, njerëzore e kombëtare, për të cilat flijuan jetën shumë klerikë e shqiptarë të ndershëm.
Zoti të bekoftë Ty dhe veprën tëndë të përjetshme, për gjithçka i ke dhënë kombit dhe Kishës!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura