“Falenderoj policinë që ndërhyri! Ne do hynim në PD dhe do i hidhnim nga kati i dytë të gjithë”- Stresi flet për protestën e 8 Janarit: Berishën e kam të familjes, s’e kam thënë më parë, por…

Jan 22, 2022 | 22:19
SHPËRNDAJE

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi ka folur për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

stresi ne proteste berisha pd

Për herë të parë, ai ka falenderuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen, pasi sipas tij, në të kundërt protesta do të kishte degraduar më tej.

I ftuar në një intervistë, Stresi thotë se protestuesit mund të hynin në seli dhe mund të hidhnin nga kati i dytë të gjithë personat brenda ambienteve të saj, pa përjashtim.

Stresi gjithashtu ka folur dhe për arrestimin e tij dhe qëndrimin në paraburgim.

“Unë isha me familjen në protestë. Nuk i kam gjuajtur askujt të partisë time atë ditë as me gurë as me asgjë. Jam ndeir keq realisht atë ditë mirëpo revoltat kështu janë në të gjithë botën. Revoltën nuk mund ta drejtosh siç donte doktori apo dikush tjetër. Unë dhe familja ime kemi vendosur të qëndrojmë mbrapa në protestë. Vetëm kam qenë aty në turmë me njerëzit. Kemi ecur qetë dhe u ndamë nga mami dhe motra. Në momentin që po shkoja në makinë jam rrethuar nga forcat policore operacionale dhe komisariati nr.4. Dy forca policore. Qetësisht më thanë kemi urdhër nga drejtoria e policisë Tiranë.”, tha ai për intervistën me MCN.

Stresi thotë se ndërhyrja e forcave të policisë ishte e gabuar, pasi sipas tij, ata përdorën “helm” ndaj protestuesve.

Por pavarësisht kësaj, reperi e falenderon Policinë e Shtetit sepse ndërhyri në një moment të rëndësishëm.

“Në fakt kësaj radhe dua ta falendëroj shtetin sepse ka ndërhyrë në një moment shumë të rëndësishëm. Po mos të kishte ndërhyrë shteti ne do hynim aty dhe do i hidhnim nga kati i dytë të gjithë pa përjashtim. Edhe ata që nuk janë larë nga dy muaj…janë partiota të mi nga Tropoja. Njerëz që pasi ikin nga PD-ja ikin dhe luajnë boxhoz gjithë natën pijnë aklool, pijnë drogëra. Këta janë mbështetësit e Lulzim Bashës. I them drejtëpërdrejt me këta mbështetës që ke nuk do arrish asgjë sepse i dimë se cfarë niveli janë ata. Të shohësh pastaj nivelin tonë ka lezet, është ylli në ballë. Po të kishim hyrë në kat të dytë sot do qeshte e gjithë bota me ne dhe herës tjetër i këshilloj të mos hyjnë në katin e dytë. Kësaj radhe edhe tanket le ti vendosin në derë, popullit do jetë më mirë i organizuar se vetë shteti. “, shprehu Stresi.

protesta e dhunshme e berishes ne pd shkallet

Për sa i përket qëndrimi të tij në paraburgim, Stresi ritheksoi se kushtet ishin “çnjerëzore” dhe shtoi se arrestimi ishte i paligjshëm pasi autoritetet nuk kishin asnjë provë kundër tij. Ai tregoi gjithashtu rastin e një protestuesi të plagosur që u shoqërua në komisariat pak moment pasi kishte dalë nga spitali.

“Më mbajtën 4 ditë, mbi 72 orë. Kanë qenë shumë momete të këqija. Kushtet ishin çnjerëzore, mund të jetë stafi aty që merren me ty dhe të gjithë të paraburgosurit e tjerë por kushtet ishin mizerabël. Për mua është arrestim i paligjshëm, ai është sekuestrim personi. Unë nuk jam marrë as në deklaratë. Janë munduar 24 orë të gjejnë diçka kundër meje por nuk gjetën. Ishte një protestues nga Korça që ishte në strukturat e PD. Ai u godit me një predhë në kokë, në ballë. E lashë shumë keq dhe u mundova ta ndihmoja derisa të hipte në ambulancë. Kishte 7 qepje në ballë një plagë jashtëzkonisht shumë të keqe. E kishin çuar në spital dhe qepur shpejt e shpejt dhe më pas e sollën në komisariat. Atij filloi ti infektojë plaga dhe ia shtrëngova penjtë sepse i kishte shumë të lirë.”

Stresi foli dhe për ish-Kryeministrin Sali Berisha ku theksoi edhe një herë adhurimin që ka për të si figurë, por deklaroi gjithashtu se përveç resepektit dhe simpatisë që ka për të, Berisha është i afërm i tiji.

“Nuk e kam thënë kurrë më parë këtë gjë. Unë Berishën e kam të familjes nga gjyshi, kushëri të afërt shumë. Gjyshi im nga babai e ka kushëri të parë. Shumë pak veta e dinë.”, tha ai.

protesta e pd

stresi gjykate protesta sali berisha

stresi (1) logo

 

© Panorama.al

Te lidhura