Falënderoj klubin dhe tifozët”, ish-lojtari i Kukësit dhe Luftëtarit e mbyll me skuadrën amerikane

Nov 6, 2019 | 20:08
SHPËRNDAJE

Vangjel Zguro ka komunikuar largimin nga skuadra  amerikane e “USL League One”, Çatanoga Red Uolves.ZGUROO

Mbrojtësi pogradecar luajti për këtë ekip një sezon, me të cilët zhvilloi 25 ndeshje, ku tregoi performanca shumë të mira.

Ish-lojtari i Kukësit dhe Luftëtarit ishte një nga lojtarët më të mirë te Çatanoga Red Uolves, teksa ditën e sotme ka komunikuar largimin nga ky ekip. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Zguro ka falënderuar klubin dhe tifozët , dhe iu ka uruar atyre suksese në të ardhmen.

Kujtojmë 26-vjeçari ka luajtur më parë në Superiore me Kukësin, Luftëtarin, Kamzën dhe Korabin, teksa më parë është aktivizuar edhe me Pogradecin në Kategorinë e Parë.

Postimi i lojtarit:

zguro

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura