“Faleminderit Shqipëria”- Aktorja e famshme reagon pasi vendi ynë dërgoi mjekë në Itali dhe publikon foton: 30 vite më parë …

Mar 30, 2020 | 11:26
SHPËRNDAJE

Aktorja Sharon Stone ka falenderuar Shqipërinë që i erdhi në ndihmë Italinë duke i dërguar mjekë dhe infermierë në një periudhë kur shteti fqinj ndodhet në një situatë tepër të vështirë.

Në një postim në Instagram, ylli i Hollywood kujtoi momentin kur Italia i erdhi në ndihmë gjatë eksodit të madh në vitet ’90, duke publikuar një foto të një anije të mbushur me shqiptarë.

Ajo u shpreh se 30 vite më parë Italia i erdhi në ndihmë Shqipërisë ndërsa sot është Shqipëria që po e ndihmon.

“30 vite më parë Italia i ndihmoi ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëria me gjithë zemër,”- shkroi Sharon.

sharon stone shqiperia

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura