Faktorët që ndikojnë në lotimin e syve janë… Ja kur duhet të shqetësoheni sipas specialistëve

Aug 31, 2021 | 13:57
SHPËRNDAJE

Sytë tuaj mund të fillojnë të lotojnë për një mori arsyesh. Ndonjëherë, ky është një tregues se mund të mos jeni mirë, ose mund të ketë hyrë diçka brenda tyre që i ka irrituar.

sy

Kjo situatë mund të jetë mjaft bezdisëse për sytë tuaj. Sipas “The Sun” ka disa arsye pse sytë tuaj lotojnë dhe gjithashtu ka disa metoda që mund të përdorni për ta parandaluar këtë.

Pse lotojnë sytë?

Nëse jeni në një mjedis të tymosur ose diku ku bën shumë ftohtë dhe fryn erë, atëherë është normale që sytë të lotojnë. Gjithashtu, në rastet kur diçka futet në sytë tuaj, si për shembull një qerpik, apo një objekt tjetër, atëherë ata sërish do të lotojnë.

Por ndonjëherë, lotimi i syve mund të shkaktohet nga situata të tilla si:

Alergji ose infeksion

Bllokim i kanaleve të lotit (tuba të vegjël nga të cilët dalin lotët)

Sindroma e syrit të thatë: kjo mund të bëjë që sytë tuaj të prodhojnë shumë lot

Foshnjat gjithashtu shpesh mund të hasin lotim të syve sepse kanalet e tyre të lotit janë më të vogla. Kjo zakonisht përmirësohet kur ata të bëjnë një vjeç.

Si t’i trajtoni sytë?

Nëse lotimi nuk ju shqetëson ose syri nuk ju dhemb, atëherë mund të mos jetë e nevojshme të bëni diçka, pasi kjo gjendje kalon me kohën.

Ndërkohë, shkaku i lotimit të syrit është ai që përcakton nevojën ose jo të një mjekimi.

Pikat e syve mund mund t’ju ndihmojnë në rastet kur ata janë të thatë, ose kur janë infektuar

Ilaçet mund të ndihmojnë nëse keni alergji

Çdo gjë në syrin tuaj, si një qerpik për shembull, duhet të hiqet

Një operacion i vogël mund të jetë i nevojshëm nëse keni një problem me qepallat tuaja ose kur kanalet e lotit ju janë bllokuar

Por nëse nuk e dini se cili është shkaku, është më mirë të vizitoni okulistin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura