“Fajin te Juventusi e ka Sarri me zgjedhjet që bën”, Moxhi: Nuk duhet të lejohet që Interi të fitojë titullin

Feb 13, 2020 | 20:32
SHPËRNDAJE

Humbja 2-1 e Juventusit ndaj Veronës në fundjavën që lamë pas, ka sjellë reagime të shumta nga tifozët bardhezi, por jo vetëm.Bayer Leverkusen v Juventus: Group D - UEFA Champions League

Një nga personat që e ka pritur keq është humbje, është edhe Luçiano Moxhi. Ky i fundit në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se fajtori për këtë gjendje të skuadrës është pikërisht trajneri: “Sarri duhet të marrë përgjegjësi për deklaratat që ka bërë pas ndeshjeve. Ai ka thënë se rezultatet nuk janë të sigurta, që do të thotë se Juventusi futet në fushë duke mos i marrë ndeshjet me seriozitet.

Faji i lojtarëve? Jo, lojtarët zgjidhen dhe hidhen në fushë. Rivali i Juves, Interi merr dy gola për gabim të portierit dhe kthehet në fushë sikur të mos ketë ndodhur asgjë, duke i shënuar 4 të tjerë Milanit. Ata ndjehen të fortë dhe kjo është falë trajnerit që ata kanë. Ne jemi mposhtur nga skuadra që janë më pak të forta se ne dhe ky është faji i trajnerit.Luciano-Moggi

Ne luajmë me shumë sulmues përpara dhe përsëri shënojmë shumë pak, pastaj pësohen shumë gola. Sarri duhet të luftojë fort në stolin e Juves, në mënyrë që Interi të mos e fitojë kampionatin.”, u shpreh Moxhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura