Fadil Berisha ofron studion në Nju Jork për “Trëndafilat e Besës”

Dec 19, 2019 | 19:37
SHPËRNDAJE

Emri i Fadil Berishës nuk ka nevojë për shumë komente për famën në Shtetet e Bashkuara, në Shqipëri dhe mbarë trevat shqipfolëse.

Përveç talentit në fotografi, ai përmendet shpesh edhe për promovimin e Shqipërisë në botë, por edhe artistëve shqiptarë. Këto ditë mbështetjen e tij në Nju Jork e ka marrë piktorja nga Tetova, Besa Dauti.

3959509a-ea11-4d82-979c-8e6012754c2e

Është hera e parë që pikturat e saj, të cilat fokusohen te trëndafilat, ekspozohen në SHBA. Ekspozita “Besa’s Roses” (Trëndafilat e Besës), deri më 19 dhjetor qëndroi e hapur në “MC gallery” në Nju Jork, ku punët e saj u pëlqyen për stilin, teknikën dhe larminë e ngjyrave të harmonizuara bukur.

Më 20 dhjetor do të paraqiten në studion e Fadil Berishës, po në Nju Jork. Besa shprehet e emocionuar rreth ekspozitës: “Është një ngjarje e veçantë sepse jam përballë një artdashësi që i prezantohet për herë të parë arti im. Jam e privilegjuar dhe shumë e kënaqur me reagimin nga këto ditë që jemi këtu në ‘MC gallery’ … më 20 dhjetor do të jemi në studion e të mirënjohurit Fadil Berisha, të cilin gjej rastin ta falënderoj përzemërsisht”.

5b30e844-01e5-49bb-b10e-42d1c90cc4ce

Mbështetje kanë dhënë edhe shqiptarë të tjerë të suksesshëm në Nju Jork, si Emina Cunmulaj, e cila bëri edhe një video-mesazh në galeri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura